16:54 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ramë Lahaj koncert në SHBA, i falënderon që ndaluan gjenocidin serb

Ramë Lahaj, tenori i lindur në Istog, u bë shumë shpejt i njohur edhe përtej kufijve të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai njihet si një solist opere mjaft i suksesshëm, duke qenë se ai ka marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme ndërkombëtare.

Performancat e tij të vazhdueshme nëpër tribunat e qyteteve më të rëndësishme në Europë, vetëm sa e kanë ngritur profesionalisht tenorin.

National Opera në Varshavë, roli kryesor i Faust-it në Tel Aviv, roli Duca di Mantova/Rigoletto në Teatro Massimo di Palermo ishin vetëm disa nga sukseset koncertale të tij.

Tenori i njohur, përmes një statusi në Facebook, ka bërë një paraqitje skenike në Washington D.C, në shenjë falënderimi ndaj SHBA-ve, që ishin vazhdimisht në përkrahje të popullit tonë në ditët më të vështira.

“Kështu kremtojmë 20 vjet të paqës dhe çlirimit. 
Po ashtu duam të falënderojmë SHBA-në që ishte me ne gjatë përiudhës më të vështirë.
Faleminderit që vepruat dhe ndaluat gjenocidin. Faleminderit që sollët paqe në shtetin tim dhe shpresë për gjeneratat e reja. Faleminderit që ndaluat regjimin brutal të Sërbisë që na kushtoi me aq shumë jetë. Përgjithmonë mirënjohës.” Ka shkruar në përshkrimin e tij Ramë Lahaj. /IndeksOnline