Ramë Lahaj kujton performancën në Rusi: Ky shtet nuk e meriton një përfaqësues si Putini

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, shënon një karrierë tejet të suksesshme.
Falë talentit të tij ka arritur të prek majat e suksesit, duke marrë pjesë për të performuar në shtete të ndryshme të botës, shkruan Indeksonline.
Përmes një statusi në “Facebook”, tenori kujtoi kohën kur kishte performuar në teatrin “Bolshoi” në Rusi. Ai tha se në këtë shtet njerëzitë janë paqësor dhe të emancipuar.
Lahaj shtoi se një shtet si Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. Kërkoj që Putini dhe personat që e mbështesin destabilizimin e provokimin për luftë të bijnë poshtë.
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar. Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë“./Indeksonline/
