12:42 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline
Ramë Lahaj- mesazh emocional i ulur pranë nënës
Ai është një ndër tenorët më të famshëm
shqiptarë që bën karrierë në skenat ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Ramë Lahajn, i cili javë më parë ka perfomuar
para një audience të madhe në sheshet e kryeqytetit tonë, Prishtinë.
Së fundi, artisti po qëndron për pushime në Mal të Zi dhe po
shoqërohet me të ëmën, pranë së cilës edhe ka pozuar.
Poshtë fotografisë së shpërndarë në llogarinë personale në
Instagram, tenori pati një mesazh emocionuese për të gjithë njerëzit.
“Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymën, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekondë duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë. Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata, sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe!”, ka shkruar ai.