75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / AR

Ramë Lahaj publikon një foto me muzikantin i cili vdiq dje: Nuk është zgjidhje vetëvrasja, duhej të qëndroje me ne

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë muzikanti Bledar Bujupi.

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, duke publikuar një fotografi bashkë me të e përkujtoi duke thënë se i duket e pabesueshme vdekja e tij.

Ai shtoi se orkestra nuk do të jetë e njëjtë pa të dhe se vetëvrasja nuk ishte zgjidhje.

“Vetëvrasja jote, si çdo tjetër, na vret shumë, të gjithëve. Me humbjen tënde, kemi humbë një muzikant me një botë të madhe brenda vetes”, shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

I dashtun Bledar, nuk po du as nuk po muj me besu që paska qenë koncerti jonë i fundit së bashku. Kur kuptova se na paske lënë kaq herët, më dhimti shpirti fort për ty, por kur e morra vesh që paske ikë me vetëdëshirë, “të gjykova” me gjithë qenien.

Nuk t’i di hallet, mik e koleg i çmuar tanimë i ndjerë, por sado që të kesh qenë në siklet me çkado që të ka munduar, nuk asht kurrë zgjidhje vetëvrasja. Ne si popull jemi ballafaqu me halle e brenga e ç’njerzime nga më të ndryshmet, por nuk jemi dorëzu kurrë. Kemi rezistu e qëndru fort sepse në këtë jetë nuk kemi përgjegjësi veç për veten por edhe për një rreth të madh njerëzish që na duan fort.

Duhej të qëndroje me ne, Bled. Duhet të qëndroje mik, për vetë faktin që ke qenë i bekuar me jetën, duhej të qëndroje për prindërit e familjen, për shokët, për dashninë, për ne kolegët. Pa ty orkestra nuk asht ma kurrë njësoj. Duhet të qëndroje Bled, se vetëvrasja nuk asht zgjidhje. Gjithmonë ka njerëz që bashkëndjejnë, që janë aty për brengat tona, që na dëgjojnë, ka psikologë e psikiatër, ka një rrugëdalje, ka një vend ku gjendet qetësia e shpirtit.

Vetëvrasja jote, si çdo tjetër, na vret shumë, të gjithëve.

I dashtun Bled, më vjen keq. Me humbjen tënde, kemi humbë një muzikant me një botë të madhe brenda vetes.”/Indeksonline/