75 Mall Live Search
18:36 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj do të performojë sonte para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ai ka treguar se po realizon provat e fundit, shkruan IndeksOnline.

Lahaj do të këndojë këngën e Jakup Ferrit, ku pritet të sjell emocione të forta tek të gjithë tifozët.

”Me mjeshtrin Balili, kemi punuar ditë e natë për të sjellë një material të veçantë; një dhuratë nga zemra për t’iu dhënë zemër djemve të kombëtares sonë !Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Me ty e për ty, mëmëdhe, në çdo kohë, në çdo cep të botës!Forca shqipeeeeee!” ka shkruar ai.

VIDEO: https://www.facebook.com/share/r/15RM3X16ZN/