16:18 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ramë Lahaj u përgjigjet mediave serbe: Ne jemi shumë, gati për ta mbrojtur vendin tonë!

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tenori i famshëm nga Istogu, Ramë Lahaj lansoi projektin e tij muzikor “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa këtë e bëri përmes një videoklipi fantastik, ku në fokus kishte ushtarët e Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Por, ky projekt muzikor u pengoi gazetarëve serbë të cilët kishin shkruar se Lahaj u këndoi “terroristëve”.

Ndërsa, tenori përveç që ka falënderuar të gjithë ata që punuan projektin, e përkrahën dhe e pëlqyen atë, por ai i ka edhe disa fjalë për gazetarët serbë.

Ky është shkrimi i plotë i Lahajt në rrjetin e tij social Instagram:

Shqiptarët e mi të dashtun… ????
Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja. 
Ju faleminderit nga zemra! 
E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak.
Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.
Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj.
Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre.
Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit.
I juaji përgjithmonë