Ramë Lahaj: Ulqin ma kënaqet zemrën, Prishtinë shihemi me 23 korrik

Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj ka dhënë mesazhin falënderues nga Ulqini ku ka mbajtur koncerte nën organizimin e Komunës së Ulqinit.
Nga Ulqini, tenori istogas me renome botërore ka njoftuar se me 23 korrik do të performojë në Prishtinë.
“I dashtun Ulqin, të dashtun ulqinakë e ju adhurues të artit lirik,
Çka me ju thanë përveç që ma kënaqet zemrën, jo vetëm me prezencën por edhe me dashninë, energjinë e rrespektin që treguat për koncertin, e po ashtu për iniciativën e bukur të Komunës së Ulqinit! Ulqini asht shpija që ne kemi në bregdet andaj atje do takohemi për çdo verë të lume.
Faleminderit Komunës së Ulqinit për ftesën e po ashtu dhe Organizatës Turistike, Qendrës për Kulturë e Qeverisë së Malit tet Zi për mbështetjen.
Shihemi së shpejti në Prishtinë më 23 korrik 2023.
Paçi shëndetin miq” shkruan Lahaj në njoftim./Indeksonline/