Ramë Likaj, kandidati i AAK-së që po merr përkrahje në qytete të ndryshme

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramë Likaj vazhdon të marrë përkrahje në qytete të ndryshme të vendit.
Synimi i tij për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që shumë punëtor të arsimit, student e qytetarë të shumtë të mbështesin atë, shkruan IndeksOnline.
Likaj tash si kandidat kërkon besimin tuaj që arsimi të vazhdoj dhe të trajtohet me prioritet, duke u siguruar nxënësve dhe studentëve cilësi në shkollë si dhe mësimdhënësit të jenë të vlerësuar.




