Ramë Likaj në Prizren bashkë me Haradinajn, 51-shi i AAK-së që ka për synim trajtimin e arsimit në vend

Kandidati për deputet i AAK-së, Ramë Likaj, do të jetë bashkë me Ramush Haradinajn në Prizren në hapje të fushatës zgjedhore.
Nga ora 15:00, ministri në detyrë i Arsimit do të takojë strukturat dhe qytetarët e Prizrenit ku AAK-ka do të nisë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Likaj që mbanë numrin 51 në listën e AAK-së ka disa synime në mandatin e tij të parë si deputet potencial.
Trajtimi i arsimit me prioritet, përkrahja e nxënësve dhe studentëve janë nga synimet bazë të Likajt.
Po ashtu, profesori universitar synon përkrahjen e nxënësve dhe studentëve, si edhe aftësimin profesional e cilësor që u përshtatet nevojave të tregut të punës.
