75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 22 Maj 2023 / B O

Rami Hadar, prezantohet si trajner i Kosovës

Rami Hadar është prezantuar sot si trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Hadar është prezantuar të hënën në një konference për shtyp të organizuar nga FBK-ja.

Trajneri që bëri histori me Pejën ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me FBK.

“Kam mësuar shumë për kulturën e juaj dhe kam takuar njerëz fantastik që më kanë pritur mirë, ndihem si pjesë e këtij vendi. Jam tepër krenar dhe do të jap më të mirën për këtë punë që të kemi rezultate të mira. Ju falënderoj për besimin e dhënë. Jam i bindur se do kemi rezultate të mira” ka thënë Hadar./Indeksonline/