75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Ramires dëshiron kthimin në Chelsea?

U largua në vitin 2016, dhe u transferua në Kinë, por ylli brazilian dëshiron rikthimin në “Stamford Bridge”.

30-vjeçari u transferua në Kinë te skuadra e Jiangsu Suning, ku bëri afro 60 paraqitje dhe shënoi 13 gola.

Në Kinë është hapur afati kalimtar. Në listën e shumë futbollistëve që dëshirojnë kthimin në Europë, është edhe emri i Ramiresit.

Mediat e huaja thonë se braziliani kërkon me çdo kusht rikthimin në Premierligë te ish-klubi i tij.

Ramires te Blutë e Londrës fitoi gjithçka, duke filluar nga FA Kupë, Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

Ai në sezonet 2010-2016, bëri 160 paraqitje për londinezët dhe shënoi 23 gola.

Të interesuar për Ramiresin janë edhe klube të njohura nga Italia, Napoli dhe Interi./IndeksOnline/