75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Ramiz Brahimaj mposht me nokaut Mickey Gall në UFC, feston me shqiponjë dhe thirrjet ”Allahu Ekber”

Luftëtari i arteve marciale, Ramiz Brahimaj ka shënuar fitoren e radhës në UFC.

I lindur në Amerikë, por me preardhje shqiptare, Brahimaj mbrëm mposhti amerikanin Mickey Gall me nokaut qysh në raundin e parë, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte fitorja e tretë në UFC, krahas edhe tre humbjeve.

Pas fitores ai festoi me thirrjet ”Allahu Ekber”.

Brahimaj para shumë të pranishme tregoi se është shqiptar, ku ia dhuroi edhe një plis komentatorit të UFC, Joe Rogan.

Në këtë mbremje të UFC, ishte i pranishëm edhe Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald, Trump./IndeksOnline/