Ramiz Bytyqi u ftua nga Kosova U21: Është ëndërra e fëmijërisë përfaqësimi i Kombëtares

Kosovës U21 sot i’u bashkua në grumbullime dhe një tjetër futbollist nga Superliga e Kosovës, përkatësisht nga klubi i Ballkanit.
Fjala është për Ramiz Bytyqin, mbrojtësin fantastik të skuadrës nga Suhareka, shkruan IndeksOnline
Sot, trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi e ka ftuar në grumbullim për ndeshjet e nëntorit edhe Bytyqin.
E për të parë se si e priti këtë ftesë 21 vjeçari, IndeksOnline ka kontaktuar me të, ku mbrojtësi tregojë se po ndihet i lumturë me këtë ftesë dhe thotë se është nder dhe krenari me perfaqësu, Kosovën.

“Ndjenjë e veçantë, është ëndërra e fëmijërisë përfaqësimi i Kombëtares dhe vërtetë e kam pritur ftesën me shumë fanatizëm. Nuk ka ndjenjë ma të mirë se me përfaqësu vendin tënd dhe ta djersitësh fanellën e Kosovës, është vërtetë privilegj”, tha fillimisht Bytyqi.
Ai kishte edhe një mesazh për fund për të gjithë tifozët “Dardanë”.
“Mesazhi im për “Dardanët” është – mbështetja juaj, zemra jonë në fushë. Forca Kosova”, përfundoi ai.
Kujtojmë se U21-shat tanë do të takohen me Shqipërinë dhe Turqinë gjatë muajit nëntor./IndeksOnline/