75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramiz Kelmendi në fushatën përmbyllese të PDK-së

Pronari i kompanisë “Elkos-Group”, Ramiz Kelmendi, po merr pjesë në fushatën përmbyllëse të PDK-së.

Indeksonline mëson se Kelmendi është i pranishëm në fushatën përmbyllëse të PDK-së para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Fushata po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kujtojmë që Kelmendi u largua nga LDK-ja dhe kërkoi parti politike e cila i ofron mundësi dhe kushte që t’i realizoj dhe përmbushë vizionet e tij, dhe zgjedhja për të ishte vetëm PDK.

Kelmendi kishte thënë se do e mbështesë fuqishëm Kadri Veselin./Indeksonline/