Ramiz Kelmendi tregon se cila është paga minimale në kompaninë e tij

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se në kompaninë e tij asnjë punëtor nuk ka pagë më pak se 400 euro.
“Ne jemi me paga shumë larg të tjerëve. Nuk po kam dëshirë të tregoj sa është paga minimale në kompaninë tjetër pasi që kjo po i irriton të punësuarit në kompanitë tjera. Asnjë punëtorë që është në marrdhënie pune nuk e ka rrogën më pak se 400 euro. E ka mëngjesin, sigurimin shëndetësor dhe aksidental 24 orë”, tha Kelmendi në Prime Time.
Ai ka thënë se pasurinë të cilën e ka tanimë, është edhe e Kosovës.
“Pasuria ime është e Kosovës. Unë villën time vetëm e shfrytëzoj. Unë i kuptoj ndryshe gjërat”, ka shtuar Kelmendi.