13:00 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci thirret nga Gjykata Speciale

Thirrje nga Gjykata Speciale sot ka marrë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai sapo e ka publikuar informacionin në profilin e tij në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë seç shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës aonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Lladrovci në Facebook.