22:35 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci i del në krah Aida Dërgutit: Jo, jo, nuk frikësohet veteranja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dalur në krah Aida Dërgutit. Me një postim në Facebook, Lladrovci e quan Vetëvendosjen klan “M”, duke iu referuar shprehjes banale të Dërgutit në grupin e Viberit.

Ai ka thënë se Aida Dërguti nuk frikësohet dhe se duhet të bëhet kujdes me veteranen.

“Me Aidën! Jo Klani M!
Kerri rrxohet kah asht ma keq, thotë një fjalë e urtë.
Në vend se të pasoj vetëkritika me shkaqet që e detyruan të shprehet off record, Aida Derguti, Klani M e linçon.
Kadalni pak. Merreni veten me të mirë.
Mos u merrni me një shfrim çasti, se Aida nuk frikësohet, kujdes me veteranen. Jo Klanit M.
Edhe unë jam me Aidën” shkruan Lladrovci./Indeksonline/