75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 12 Janar 2023 / k.v

Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale

Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Postimi i Lladrovcit:

Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z.Ruzhdi Lestrani dhe znj.Egzona Jetullahu-Gjoshi.

I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme.

Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.