Ramiz Lladrovci në Sofje për ta përkrahur përfaqësuesen
Sonte nga 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Shumë tifoz kosovar kanë udhëtuar për në Bullgari për të përkrahur përfaqësuesen sonte, shkruan Indeksonline.

Njëri nga ata që ka udhëtuar është edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai atje është takuar me tifozë tjerë të Kosovës.
Lladrovci njihet si tifoz i madh i përfaqësuese dhe gati në çdo ndeshje të Kosovës është në tribuna për t’i dhënë përkrahje morale Kosovës./Indeksonline/

