Ramiz Lladrovci në “strofullën” e AAK-së, darka që qetëson koalicionin
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po darkon zot me zyrtarë të lartë të AAK-së.
Në praninë e Ramush Haradinajt dhe disa kryetarëve të komunave nga AAK, Lladrovci i PDK-së duket i buzëqeshur në këtë mes.

Madje, për ta bërë atmosferën më interesante, Lladrovci nuk ngurron ta bëj shqiponjën me këshilltaren e Haradinajt, Bezi Osmanin.

Darka po zhvillohet në një restorant dhe mund të jetë një sinjal i mirë drejt qetësimit të koalicionit pas përplasjeve të vogla që kishin kohëve të fundit./Indeksonline/