Ramiz Lladrovci përmend një nga një 50 dështimet e qeverisë Kurti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti, transmeton IndeksOnline.
Ai ka përmendur një nga një 50 dështimet kryesore të kësaj qeverie për 100 ditë pune.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Për t’ju përgjigjur interesimit të mediave, ky është qëndrimi im në raport me 100 ditët e qeverisjes Kurti
Me shkas po e rikujtoj edhe një shkrim në ditën kur është votuar Qeveria Kurti:
“Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye. Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste. Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”.
- Qeveria Kurti shkeli Kushtetutën, kufizoi lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e njeriut
- Sjellje jofleksibile me institucionet e shtetit, arrogancë ndaj miqve e i butë ndaj armiqve
- Iu nënshtruan Listës Serbe duke iu siguruar dy poste ministrore dhe pozita tjera kyçe në institucione pavarësisht të kaluarës
- Përkeqësoi marrëdhëniet me partnerët strategjik të Kosovës, në veçanti me SHBA-në
- Gabimet politike dhe qasja me SHBA-në tërhoqi fondet e MCC-së
- Bëri dallimin e mbrapshtë në mes të ShBA dhe Evropës, duke u strehuar nën çadrën e BE-së
- Përmirësoi imazhin Serbisë, duke e bërë shtet “humanitar” në mediat botërore
- Shtoi orekset e Serbisë për portin e Durrësit dhe korridorin e lirë
- Ngriti teori për komplote dhe konspiracione të paarsyeshme
- Të gjitha partitë i trajtoi si armiq e me vija të kuqe
- Shkarkime dhe emërime politike nëpër borde duke “kapur” shtetin
- Letra për çështje të brendshme dërguar institucioneve ndërkombëtare si Mike Pence, Brukselit, Komisionit të Venedikut
- Rekrutimi i stafit shëndetësor nga Serbia në Kosovë pa përfillur procedurat ligjore
- Mosrespektimi i rekomandimeve të Policisë së Kosovës për sigurinë
- Publikimi i bisedave protokollare, në vend dhe jashtë
- Propaganda linçuese kundër personaliteteve të huaja në media dhe polemika me oponencën
- Raporti i auditimeve për shkarkime të bordeve është marrë si vendim final dhe i mirëqenë. Auditorët kanë për obligim ta dërgojnë direkt në prokurori lëndën e cila dyshohet për keqpërdorim.
- Mungesë e angazhimit institucional për lirimin e ushtarit të UÇK-së në Serbi
- Qeveria Kurti pagoi rrymën e papaguar të serbëve të veriut
- Bëri gabimet e mëdha duke mos vlerësuar qytetarët që nuk e votuan. Kosova është gati dhjetë herë më e madhe se votat që i fitoi.
- Nuk erdhi në Drenas për të nderuar në përvjetor dëshmorët dhe martirët në varrezat masive
- Qeveria Kurti ka miratuar një buxhet diskriminues për komunat
- Nuk e planifikoi buxhetin për pandeminë dhe as nuk e menaxhoi si duhet me emergjencën shëndetësore
- Bashkëpunoi me Serbinë, por nuk tregoi afërsi me Shqipërinë
- Deklaratat e Kurtit kinse ShBA ka plan të fshehtë për Kosovën dhe Serbinë, demantimi nga vet diplomatët amerikan
- Tallja me Shtëpinë e Bardhë (e kuqe, verdhë)
27 Deklarata kundër diplomatit amerikan Richard Grenell - Vazhdoi keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale
- Pagesa të dënimeve për vetura me buxhet të shtetit
- Siguroi dhe bëri teste për veten dhe kabinetin e tij në zyrë, ndërkohë nuk kishte për qytetarët
- Ndarja e pakos emergjente fiskale pa miratim nga Kuvendi
- Pas rrëzimit me mocion, shkarkoi zëvendësin e tij të parë
- Ndërmori masa të tepruara për hakmarrje (shkarkimi i Agim Veliut, Avdullah Hotit etj.)
- Nuk tregoi përgjegjësi morale a solidaritet për vetëvrasjen e studentit në qendër të studentëve-karantinë
- Inatet me Presidentin e penguan të bënte me shumë për shtetin, edhe elektorati i VV-së i ndikuar
- U demantua për funksionimin e shtetit që me vite e ka sharë. Sektorët si shëndetësia, policia, pushteti lokal, administrata, etj. etj. dolën që funksionojnë e kanë funksionuar për mrekulli.
- Emëroi këshilltar që fyen luftën dhe vlerat e UÇK-së, nuk u distancua nga deklaratat
- Nuk u distancuan as nga deklaratat e këshilltarit nga Shqipëria që bëri thirrje për kryengritje (luftë civile)
- Deputetja e VV-së citoi mediat serbe kur sulmoi UÇK-në
- Emëroi këshilltar serb personin që ka mbështetur publikisht kriminelet e luftës
- Në buxhetin e vitit 2020 nuk mbështeti me projekte të reja Drenasin, përkundrazi hoqi ndërtimin e QKMF-së edhe pse kishte memorandum
- Nuk dërgoi asnjë ligj në Parlament
- Bllokoi punën e parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme, vendimet ishin të jashtëzakonshme
- Bëri pagesa të dyfishta për skemën sociale pa marrë aprovimin nga ana e Kuvendit
- MPB privilegjoi zyrtarët serb, ndërsa diskriminoi deputetet e Kuvendit të Kosovës
- Mos ndërmarrja e veprimeve për programet arsimore në pajtim me kurikulat e Republikës së Kosovës
- Qeveria Kurti krijoi klimë të përshtatshme për influencë ruse në bisedimet Kosovë-Serbi
- Presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje të vendimeve të tyre për mbrojtje ndaj virusit. Prova e protestës në shesh me mbi 400 persona dhe brenda shiritave të vendosur nga Policia
- Favorizimet gjatë pandemisë dhe tenderët
- Mbyllja e syve me rastin e punësimit të familjarëve të anëtarëve të partisë së tij.
Punët e mira
- Ulja e pagave
- Nxiti hetimet për disa institucione ku ka munguar transparenca
- Ndarja e buxhetit për Luginën e Preshevës
- Zvogëloi shpenzimet e administratës
- Shkarkim të disa bordeve, por pa adresim përgjegjësie për shkeljet e pretenduara.
“Atë që s’ia do vetes mos ia bëj tjetrit”.
Fjalë e urtë, të cilën e kanë harruar disa parti politike, presin veprime tjera nga ato që dje i kanë bërë vet.
Mësimi: Ban për të tjerët atë që don të tjerët me ba për ty!
K