75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci takohet me Osmanin e “Stupcave”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim humoristin e njohur të grupit “Stupcat”, Osman Azemin.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke i konsideruar grupin e humoristëve si kampion të humorit në vend.

Ndër tjera Lladrovci u shpreh se u dakordua me Osmanin që ai bashkë me Vedatin dhe Mensurin ta shkojnë në vizitë në fshatin e tij të lindjes, Gllanasellë.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Sot, me kënaqësi e prita në takim Osman Azemin, pjesëtarin e grupit tim të preferuar, kampion të humorit në vendin tonë, “Stupcat”. Ky ekip i pëlqyer, po na e hijeshon jetën në liri, mbi 20 vjet.

Miqësia ime jo vetëm me Osmanin, por edhe me Vedat Bajramin, Mensur Safqiun dhe padyshim bashkëfshatarin tim, Afrim Krasniqi, është shumë e qëllimshme.

Miku im, Osmani, u “hallakat” për rregullin e disiplinën në komunën e Drenasit.

Pas takimit prodhor me Osmanin, u dakorduam se i pres “Stupcat” në Gllanasellë, sa më shpejtë që mund të vinë. Për pikë të qejfit!