Ramiz Lladrovcin do ta shohim si aktor në serialin “O Sa Mirë”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është bërë tejet i kërkuar sa i përket emisioneve të ndryshme argëtuese. Kjo për faktin se ai është tejet modest dhe shpesh edhe komik. E me një rol shumë shpejtë do ta shohim edhe në serialin “O Sa Mirë”, shkruan Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja e serialit në fjalë. Në një postim të tyre në rrjetin social Instagram, në listën e emrave të aktorëve, shihet edhe ai i kryetarit të Drenasit. E ne mezi po presim ta shohim Lladrovcin se si do të aktroi./Indeksonline/