14:16 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramiz Ramadani, vitiasi që ha hithra dhe thyen arrat me gisht

Qytetari i Vitisë, Ramiz Ramadani, ka shfaqur aftësitë e tij të veçanta.

Ramadani në Viti njihet edhe si “Tarzani”, kjo pasi ai mund të konsumojë hithrin pa asnjë problem.

Pos kësaj ai mundet të thyejë arra të madhësive të ndryshme vetëm me një gisht.

Ramadani foli edhe për zgjedhjet e djeshme me ç’rast tha se është i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në qytetin ku jeton.