75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Ramizi dhe Ganja shkëmbejnë batuta me Albin Kurtin, Jashari: Mos bë ndonjë skandal…!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjetën pak kohë që të shkëmbëjnë batuta me kryeministrin, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së “Epopesë së UÇK-së” në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

Mirëpo, se cfarë folën ndërmjet vete, Lladrovci nuk tregoi cka saktësisht.
“Kemi bë batuta, kemi qesh. E kemi ditën më të lumtur sot”, ka thënë shkurt ai, shkruan Indeksonline

Derisa pyetej nga mediat për këtë, Lladrovcit i reagoi në shaka kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

“Ramiz, Ramiz… e kemi Epopenë mos e bëj naj skandal”, u shpreh ai.

Më poshtë, video: