75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ramon Calderon: Neymar, një nga arsyet e largimit të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid pasi dëgjoi se klubi ishte i gatshëm të shpenzonte shumë në Neymar. Këtë e ka pohuar ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon.

“Cristiano kërkoi një ngritje rroge pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por Florentino nuk pranoj. Poashtu Cristiano u zemërua kur dëgjoi se Madridi ishte i gatshëm të paguante shumë para për Neymarin” ka deklaruar ndër të tjerash Calderon

Cristiano Ronaldo ishte larguar këtë verë nga Real Madridi për në Juventus pas 9 vitesh qëndrim, ku kishte shënuar gjithsej 450 gola në 438 paraqitje. /IndeksOnline/