75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ramos: Do të doja të luaja në Premierligë

Mbrojtësi i ekipit të Real Madrid dhe Spanjës Sergio Ramos ka zbuluar se do të dëshironte të luante në Premier League.

Ramos së fundmi dha një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe foli për Premier League.

Ai tha: “Do të doja të luaja atje; gjithmonë e kam admiruar këtë kampionat i cili, së bashku me Ligën, ndiqet në të gjithë botën. Unë admiroj ritmin e turneut në Angli, intensitetin dhe cilësinë e lojtarëve.

” Por Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në Real dhe nuk e kam konsideruar kurrë largimin nga ky ekip ” – u shpreh qendërmbrojtësi spanjoll./Indeksonline/