12:40 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / A. A

Ramos flet në telefon me Messin

Sergio Ramos dhe Leo Messi kanë patur rivalitet të madh gjatë viteve që luajtën në Spanjë, i pari në Real Madrid dhe i dytë në Barcelonë.

Përplasje, fyerje, duele të ashpëra pati shpesh mes tyre. Por fati deshi që ata të bashkoheshin me një skuadër.

Ramos dhe Messi këtë vit do të luajnë bashkë te Paris Saint Germaini.

Në një video të publikuar nga BeIN, Ramos komunikon në telefon me Messin duke i uruar mirëseardhje.

/Indeksonline/