Ramos flet rreth rikthimit të mundshëm të Jose Mourinhos në Real Madrid
Jose Mourinho së fundmi u shkarkua nga detyra e trajnerit tek Manchester United pas rezultateve të dobëta.
Menjëherë pas shkarkimit kanë filluar spekulimet se cila mund të jetë aventura e re e trajnerit portugez, transmeton Indeksonline.
Ai ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm tek ekipi spanjoll Real Madrid.
Rreth këtyre spekulimeve ka folur kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.
“Njerëzit duhet të tregojnë më shumë respekt për trajnerin që kemi tani.”, tha Ramos.
“Mourinho u larguar pesë vite më parë dhe ende të gjithë flasin për të.”, vazhdoi spanjolli.
“Unë nuk jam personi që vendos se cili trajner duhet të vijë këtu ose jo.”, përfundoi kapiteni i Real Madrid.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ raportoi që bordi i Real Madrid nuk po e sheh si opsion më Jose Mourinhon.
Për momentin ekipin e Real Madrid deri në fund të sezonit do ta udhëheq Santiago Solari./Indeksonline/