Ramos ka shënuar më shumë gola me kombëtaren se disa legjenda të futbollit
Spanja ka vazhduar serinë e mirë në kualifikime ku qëndron në krye të grupit F me pikë maksimale nga 5 ndeshje, gjithsej 15.
Spanjollët mbrëmë mposhtën në udhëtim Rumaninë 2:1 falë një pritje të mrekullueshme të Kepa Arrizabalaga.
Portieri i Chelseat mund të jetë heroi që e ruajti avantazhin e kombëtares, por pa golat e Sergio Ramos dhe Paco Alcacer, ata nuk do të arrinin fitore.
Edhe një herë tjetër, kapiteni i Spanjës ishte goalshënues, duke e shndërruar në gol penalltinë në min utën e 29-të, shkruan Indeksonline.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit tani ka 21 gola në emrin e tij, aspak keq për një mbrojtës.
Kjo statistikë është edhe më impresive nëse e krahasojmë me legjendat e futbollit botëror.
Falë golit të tij të fundit, Ramos tani ka shënuar më shumë se Beckham, Totti, Ribery, Coutinho e Tevez me kombëtaren./Indeksonline/