14:00 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Ramos lanson këngën e tij të parë, titullohet ‘SR4’ [VIDEO]

Sergio Ramos po zgjeron biznesin e tij. Po, dy javë më parë, kapiteni i Real Madridit, njoftoi në rrjetet e tij sociale se po përgatiste diçka shumë të veçantë në lidhje me botën e muzikës, një pasion të tij përveç kuajve dhe futbollit.

Me producentin e hiteve DeMarco, ai zbuloi misterin e madh.

Ylli madrilen ka publikuar këngën e tij të parë si solist, në të cilin flet për jetën e tij. Tema është kompozuar dhe shkruar prej tij. Një version rep që fillon me një tregim “Unë e konsideroj veten një fëmijë të lagjes, i cili është rritur në një shesh të Camas, nuk harroj kurrë se nga kam ardhur, sepse gjithmonë do të di ku të shkoj”. /IndeksOnline/

Temat: