Ramos pritet të vendos për të ardhmen e tij

Tash e 15 vite është pjesë e padiskutueshme e kapitenit të Real Madridit.
Sergio Ramos, përgjatë kësaj kohe ka qenë një nga më të mirët, duke shtuar shumë trofe në karrierën e tij, andaj edhe ka vendosur që karrierën ta mbyllë në kryeqytetin spanjoll,.
Megjithatë, kjo pritet të vendoset nga Florentino Perez.
Si shumica e klubeve elitare evropiane, edhe galaktikët po vuajnë për shkak të koronavirusit, kështu që pritet që Covid-19 të ndikojë edhe në negociatat mes këtyre palëve.
Në fakt, bisedimet kanë nisur më herët, por që janë ndalur për shkak të kërkesave të mëdha të lojtarit, që janë në disproporcion total me stabilitetin financiar momental te Reali.
Kapitenit kontrata i skadon verën e vitit të ardhshëm, ndërsa sipas të përditshmes spanjolle “AS”, të hënën e radhës pritet të ketë një takim mes Perez dhe Ramos, ku mund të vendoset përfundimisht e ardhmja e lojtarit, për të cilin thuhet se PSG ka një ofertë të majme.