75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Ramosaj ndanë një lajm të mirë për bujqit e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njotuar se dje janë ndarë 349.800 Euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas, shkruan IndeksOnline.

Ai këtë marrëveshje e nënshkroi dje së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Postimi:

349.800 Euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

Fermerë të nderuar,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro. 

Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë.

BR!