Ramosaj prezanton 11-shin e listës fituese të AAK-së: Mustafë Selamnaj një jetë në shërbim të Kosovës

Kryetari i Komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj, ka prezantuar Mustafë Selmanajn si pjesë të listës fituese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblenë Komunale.
Selmanaj, i njohur si ish-Komandant i Logjistikës për Zonën e Dukagjinit nën komandën e Ramush Haradinajt, konsiderohet një nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në furnizimin me armatim dhe pajisje gjatë luftës, duke e mbajtur gjallë frontin deri në ditët e lirisë.
“Pas luftës, ai shërbeu si kolonel në TMK, duke e vazhduar misionin e tij për mbrojtjen dhe zhvillimin e vendit. Aktivist, humanist dhe i palodhur, ai ka qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve të tij, duke i shërbyer me përkushtim dhe thjeshtësi”, ka shkruar Ramosaj.
Ai ka njoftuar se Selamnaj sot garon për një vend në Asamblenë Komunale me numrin 11, për të vazhduar të njëjtin mision – shërbimin ndaj qytetarëve me nder dhe besnikëri.
Postimi i plotë: