75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Ramosajt i dhurohet çelësi i Mason Cityt

Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i është dhuruar çelësi i qyteti Mason City të Iowas.

Këtë çelës, Ramosajt ia dha kryetari i këtij qyteti, Bill Schickel.

“Dhuratë të veçantë për mua që të pranoj vëllazërisht nga kryetari i Mason City, z. Bill Schickel, çelësin e qytetit, dhuratën më të çmuar që ky qytet e ndan!

Ndjehem shumë i nderuar!” ka shkruar Ramosaj në facebook.

I pari i Deçanit ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.

Ramosaj është duke qendruar për vizitë zyrtare në Iowa, si një shtet shumë i afërt dhe i vëllazëruar me shumë qytete të Kosovës.