75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / C E

Ramosi barazon rekordin me kombëtaren e Spanjës, arrin Buffonin

Sergio Ramos luajti kundër Holandës në ndeshjen miqësore duke barazuar rekordin për më së shumti paraqitje ndërkombëtare.

Kapiteni i Real Madridit bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar spanjoll kundër Kinës në 26 Mars 2005 në moshën 18 vjeçare.

Mbi 15 vjet më vonë, tani 34-vjeçari është ende aktiv për vendin e tij, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen kundër Hollandës, Ramos përfundoi ndeshjen e tij të 176-të ndërkombëtare.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në Botë kështu barazoi rekordin për më shumë ndeshje ndërkombëtare në nivelin evropian.

Më poshtë janë 10 futbollistët me më shumë paraqitje në nivelin ndërkombëtar:

10. Anatoliy Tymoshchuk (Ukrainë) – 144 ndeshje

9. Robbie Keane (Irlandë) – 146 ndeshje

8. Anders Svensson (Suedi) – 147 ndeshje

7. Lothar Matthäus (Gjermani) – 150 ndeshje

6. Martin Reim (Estoni) – 157 ndeshje

4. Iker Casillas (Spanjë) – 167 ndeshje

4. Vitalijs Astafjevs (Letoni) – 167 ndeshje

3. Cristiano Ronaldo (Portugali) – 168 ndeshje

2. Sergio Ramos (Spanjë) – 176 ndeshje

1. Gianluigi Buffon (Itali) – 176 ndeshje