19:42 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramosi fitoi çmim, Salah e injoron keq

Në Monaco është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018-19.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e edicionit të kaluar.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka marrë çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Porn duket se sulmuesi egjiptian nuk e ka harruar finalen e edicionit të kaluar kur u lëndua gjatë një dueli me Ramosin.

Pasi mori çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar, Ramos e ka përshëndetur Salahun.

Ylli i Liverpoolit e ka injoruar keq spanjollin duke e injoruar atë dhe duke mos ia kthyer përshëndetjen.