22:00 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramsey e paralajmëron Juventusin se Sanchez është i rrezikshëm

Aron Ramsey ka paralajmëruar se Juventusi duhet të jetë i kujdesshëm për shkak që Alexis Sanchez është i rrezikshëm, kurse Juventusi do të luaj kundër Interit të dielën.

“Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm, duke e përfshirë një që e njoh shumë mirë nga koha ime në Arsenal. Ne do të duhet të jemi të vetëdijshëm për atë dhe lojtarët e tjerë që ata kanë dhe të jemi vërtet në krye të lojës sonë për të marrë rezultatin që dëshirojmë”, tha Remsey.

Sanchez luajti me Ramsey për tre sezone në Arsenal, kurse Sanchez u huazua te Interi në gusht të këtij viti./Indeksonline/.