75 Mall Live Search
18:55 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Ramsey rezulton pozitiv me Covid-19

Juventusi ka njoftuar se mesfushori Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar.

Është një tjetër goditje për Bianconerët, të cilët tashmë kishin raste me COVID-19 si Giorgio Chiellini, Arthur dhe Carlo Pinsoglio në javën e kaluar.

Ata të tre tani janë shëruar plotësisht.

Ramsey është i interesuar të largohet nga Juventusi, ku është i lidhur me një kalim te Newcastle United dhe Aston Villa.

Kontrata e tij me Juventusin zgjat deri në qershor 2023. /Klankosova.tv/