23:34 / E Diele, 26 Shtator 2021 / C E

Ramsey synon Londrën

Të gjitha rrugët tregojnë për kthimin e Aaron Ramsey në Premier Legue në tregun dimëror.

Skuadra italiane duhet të fitojë të ardhura për të realizuar planet e tyre afatshkurtra dhe uellsiani është një nga lojtarët që ka më shumë mundësi të shitet.

Ish-lojtari i Arsenalit mezi ka hyrë në planet e Allegrit këtë sezon dhe është një nga arsyet pse largimi i tij duket i qartë.

Sipas disa mediave britanike, West Ham, Everton dhe Newcastle janë opsionet më të mira për të marrë përsipër shërbimet e uellsianit.

Sipas burimeve, Hammers janë në avantazh për të nënshkruar me mesfushorin.