Ramsey zgjedh numrin që do ta bartë te Juventusi
Tashmë gjithqka zyrtare, Aaron Ramsey është lojtari i ri i Juventusit dhe uellsianit i është dhënë edhe numri i fanellës që ai do të bartë gjatë sezonit të ardhshëm në Torino.
Ramsey do të jetë zëvendësuesi i Claudio Marchisios sa i përket numrit në fanellë, pasiqë do ti dorëzohet numri 8, të cilin poashtu Ramsey e kishte përdorur edhe te Arsenal.

Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit më datën 1 korrik, ekip te i cili u transferua si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Arsenalin.
Herën e fundit, numri tetë në fanellën e Juventusit është përdorur gjatë edicionit 2017/18 kurse edicionin e shkuar nuk e ka bartur askush. /IndeksOnline/