75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Z S

Ramusa merr përkrahje të madhe: Qytetarët e Shtimës meritojnë më shumë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës, Përparim Ramusa ka marrë përkrahje të madhe në një tubim që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në këtë qytet.

Sipas Ramusës, energjia, entuziazmi dhe fryma fituese ndiheshin në çdo cep të sallës dhe jashtë saj.

Më tutje sipas kandidatit të PDK-së, qytetarët e Shtimes meritojnë më shumë.

Postimi i plotë:

TUBIMI I MADH PËR FITOREN E MADHE, “MA MIRË PËR SHTIMEN”!

Mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajt tubimi elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, ku u bë edhe promovimi i kandidaturës sime për kryetar të komunës së Shtimes, si dhe i listës sonë fituese për Kuvendin Komunal.

Tubimi ishte jashtëzakonisht i madh,  salla e Shtëpisë së Kulturës nuk mund t’i zinte të gjithë simpatizantët e shumtë që kishin ardhur për të dhënë përkrahjen e tyre. Energjia, entuziazmi dhe fryma fituese ndiheshin në çdo cep të sallës dhe jashtë saj.

Në këtë ngjarje madhështore, pata nderin të kem pranë vetes kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, si dhe shumë figura qendrore e lokale të partisë sonë, të cilët dhanë përkrahje të fuqishme për vizionin tonë për Shtimen e së ardhmes.

Gjatë tubimit u shpalos programi ynë qeverisës, një plan i detajuar e realist që synon zhvillimin e komunës sonë në çdo fushë,  arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë dhe rini. Ky është një program që mbështetet në transparencë, punë të ndershme dhe rezultate konkrete për qytetarët tanë.

U prezantua edhe lista jonë fituese për Kuvendin Komunal, një ekip profesionistësh nga fusha të ndryshme, njerëz me integritet të lartë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Nën sloganin tonë “Ma mirë për Shtimen”, po ofrohemi në këtë garë me besimin se qytetarët e Shtimes meritojnë më shumë, dhe se bashkë mund ta bëjmë ndryshimin që duam të gjithë.

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor, dhe deri atëherë do të vazhdojmë me përkushtim e energji të takohemi me qytetarët tanë në çdo fshat e çdo lagje.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na e jepni çdo ditë.

Së bashku, do ta bëjmë Shtimen më të mirë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë!/Indeksonline/