Ramush Haradinaj pritet të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53-milionëshit”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e njohur si “53 milionëshi”, pritet të fillojë të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja.