11:22 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kurti ka qenë më i mërzituri kur kam dhënë dorëheqjen

Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si pjekuri politike shpërndarjen e Parlamentit.

Ai e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, i cili e quajti qeveri të dështuar, qeverisjen ”Haradinaj”.

“Kjo është dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj që qytetarët e vendit me këtë pjekuri do të vendosë se si do udhëhiqet Kosova në etapat e reja. E kam ditur që do vinte kjo ditë që nga 22 korriku. Forcat politike i kanë gjitha mundësitë me bashkëpunu e me i ofru vendit koncept zhvillimor. Jemi bashku me PSD-në, jemi të hapur edhe me Nismën e AKR-në.

Kemi fitu sot si Kosovë, sepse kemi treguar nivel dimokratik të avansuar. Isha në grup parlamentar të Aleancës gjatë votimit. I kam përcjell nga afër gjitha zhvillimet. Kur kam dhënë dorëheqjen, më i mërzituri ka qenë Albin Kurti. Me PDK-në i kemi ndarë rrugët. E falënderoj për bashkëpunimin deri tashti”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/