14:01 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj: Albini s’më ftoi fare, nëse më thërret Mustafa, unë i dal në takim

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë komunikim me Albin Kurtin për bashkëqeverisje.

Por, në rast se do të ftohej nga Isa Mustafa, Haradinaj ka thënë se do t’i përgjigjej pozitivisht.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim me Kurtin për bashkëqeverisje. Kam deklaruar se projekti i tij është mashtrim dhe e kam quajtur mashtrues, por shkak se qasja e tij nuk përputhet me atë çfarë ai e thotë.

Me Isa Mustafën nuk kam pasur asnjë takim siç ëshë thënë në media.

Nëse më fton, unë do të shkoj në çdo kohë. Mund të kem mospajtime, por unë në spektrin politik i përgjigjem secilës ftesë pozitivisht. Shkuarja në zgjedhje është e pakuptimtë. Më mirë do të ishte të implementohet rezultati zgjedhor”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/