75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj: Amerika është familja ime, edhe kur nuk ndaj mendimin e njëjtë me ta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur edhe një herë respektin e madh që ka për Amerikën. Haradinaj ka deklaruar se Amerika është familja e tij.

“Amerika është familja jeme, edhe kur ne nuk ndajmë mendimin e njëjt, ajo është familja ime” ka thënë kryeministri.

I pyetur për përgjegjësitë dhe të ardhmen e qeverisë së tij, Haradinaj ka treguar se çfarë e pret në ditët në vazhdim.

“Dëshira ime është që t’i kryej disa detyra të rëndësishme për vendin, Buxheti është njëra nga to. Sa i përket taksës, e përsëris që është vendim sovran i Kosovës” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/