Ramush Haradinaj arrin më Forumin Global të Universitetit te Chicagos, do të ligjërojë për rrugëtimin e Kosovës nga liria e deri më sot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për një vizitë zyrtare për në SHBA.
Haradinaj, ka arritur në Forumin Global të Universitetit te Chicagos me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”.
Në konferencën, Haradinaj do të ligjerojë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot.
Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar./Indeksonline/