75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj bën homazhe te Jasharët, në Prekaz

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të partisë ka bërë homazhe sot te Jasharët, në Prekaz. Haradinaj ka thënë se sakrifica e familjes Jashari kapërcen dimensionet e epokës sonë kombëtare.

“Sipas traditës, në prag të 28 Nëntorit, sot fillova ditën me homazhe te shtatorja e komandatit Adem Jashari në Skënderaj dhe në Kompleksin Memorial, në Prekaz.

Madhështia e rezistencës dhe sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare” shkruan kryeministri në njoftim./Indeksonline/