75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj dëshmoi në rastin e Veteranëve

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është paraqitur në gjykatë si dëshmitar në rastin e Veteranëve.

“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë./Indeksonline