75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

Ramush Haradinaj: Do të vërtetohet pafajësia e luftës së UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend në televizionin Syri.net.

Haradinaj foli për zhvillimet e ditës së djeshme, ku u konfirmua aktakuza e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha se dje ishte një ditë shumë e rëndë për Kosovën.

‘Dje për Kosovën ishte një ditë shumë e rëndë. Për të gjithë ushtarët e UÇK-së jam bashkëluftëtar i tyre dhe bashkendjej sakrificën e tyre së bashku edhe me familjet e tyre. Unë besoj shumë se do të vërtetohet pafajësia e tyre si dhe e të gjithë ushtarëve të UÇK-së’, tha ai.